Me vlerësimin e ri bio-psiko-social, personat me aftësi të kufizuara mbështeten financiarisht sipas shkallës së sëmundjes dhe kompleksitetit të saj, gjë e cila përcaktohet nga komisionet e dedikuara. Reforma e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar (PAK) është shtrirë fillimisht në Tiranë dhe tashmë po vazhdon shtrirja graduale në të gjithë Shqipërinë
POR SI PO FUNKSIONON KJO SKEMË? A KA PATUR PAKËNAQËSI GJATË IMPLEMENTIMIT? Ç’MUND TË PËRMIRËSOHET?
Shoqata e Diabetit në Shqipëri vazhdon takimet me personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë, me qëllim identifikimin e problematikave të hasura gjatë rivlerësimit të aftësisë së kufizuar.
Takimet me komunitetet për të njohur problematikat e implementimit të reformës së re të aftësisë së kufizuar zhvillohen nga Shoqata e Diabetit në Shqipëri në kuadër të projektit “Aftësimi i komuniteteve dhe grupeve të cënueshme për të njohur dhe përdorur shërbimet vendore” në Bashkitë Kamëz dhe Vorë me mbështetjen financiare të Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC