Shoqata e Diabetit në Shqipëri vazhdon takimet me personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë, me qëllim identifikimin e problematikave të hasura gjatë rivlerësimit të aftësisë së kufizuar. Takimet do të vazhdojnë edhe me grupe të tjera të identifikuara në bashkëpunim me Drejtoritë e Shërbimit Social, në Bashkitë e targetuara.
Gjetjet nga takimet me personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë do të përfshihen në një #RAPORT që do të konsultohet me përfaqësues të institucioneve qëndrore
Vlerësimi bio-psiko-social i aftësisë së kufizuar dhe nivelit të kufizimeve funksionale bëhet në përputhje me Klasifikimin Ndërkombëtar mbi Funksionimin, Aftësinë e Kufizuar dhe Shëndetin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Procesi i mbështetur në modelin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar përfshin vlerësimin mjekësor të aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist/QKSHM-ja, një intervistë me aplikuesin në Zyrën Rajonale të Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar nga komisioni shumë disiplinor i vlerësimit të aftësisë të kufizuar, me mjekë dhe punonjës socialë, verifikimin e informacionit të marrë dhe kontrollin vjetor mjekësor
Takimet me komunitetet për të njohur problematikat e implementimit të reformës së re të aftësisë së kufizuar zhvillohen nga Shoqata e Diabetit në Shqipëri në kuadër të projektit “Aftësimi i komuniteteve dhe grupeve të cënueshme për të njohur dhe përdorur shërbimet vendore” në Bashkitë Kamëz dhe Vorë me mbështetjen financiare të Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC