Scroll Top

Raport monitorimi i shoqërisë civile për sistemin e ri te vlerësimit për aftësinë e kufizuar

featured

Modeli bio-psiko-social është një qasje, e cila merr në konsideratë në mënyrë sistematike faktorët biologjikë, psikologjikë dhe socialë dhe ndërveprimet e tyre komplekse për të kuptuar individin në përgjithësi dhe në veçanti, Modeli bio-psiko-social e ka origjinën e tij nga kardiologu George Engel në vitin 1977, i cili e përdori këtë qasje për të kuptuar sëmundjet e zemrës. Ai gjithashtu argumentoi se mirëqenia njerëzore përfshin pasojat e dimensioneve sociale, psikologjike dhe të sjelljes. Ky model mbështet nevojën e trajtimit dhe të menduarit mbi sëmundjen, duke marrë në konsideratë faktorët social dhe të sjelljes që luajnë një rol në tërësinë e shëndetit (psh., zakonet e tëngrënit dhe obeziteti, pirja e duhanit, stresi/ankthi/depresioni etj).


*Nga data 1 Dhjetor 2019 ka nisur një vlerësim i ri i aftësisë së kufizuar i cili zbaton një metodologji bio-psiko-sociale për vlerësimin dhe përcaktimin e aftësisë së kufizuar.

Zbatimi i reformës po monitorohet nga Shoqata e Diabetit në Shqipëri në kuadër të projektit “Aftësimi i komuniteteve dhe grupeve të cënueshme për të njohur dhe përdorur shërbimet vendore” në Bashkitë Kamëz dhe Vorë me mbështetjen financiare të Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC

monitorimi-i-Shoqates

Leave a comment

Privacy Preferences
When you visit our website, it may store information through your browser from specific services, usually in form of cookies. Here you can change your privacy preferences. Please note that blocking some types of cookies may impact your experience on our website and the services we offer.