Ju jeni vizitori i :

Një përshkrim i shkurtër rreth

Misionit të Shoqatës

Shoqata e Diabetit në Shqipëri ka si rol kryesor të saj informimin, këshillimin dhe edukimin e personave me diabet dhe familjarëve të tyre. Shoqata në mjediset e saj ofron materiale informuese për diabetin e sheqerit: shenjat klinike, dietën, mjekimin dhe ndjekjen e diabetit.

Mbi 300 Konferenca

te zhvilluara

4750

Anëtarë

Mbi 20 Doktorë

punojnë për ju

26 Vite

eksperiencë

Njihuni me historikun e shoqatës tonë

Historiku i shoqatës

Shoqata e Diabetit në Shqipëri është e regjistruar pranë Gjykatës së shkallës së parë  të rrethit Tiranë, me Nr. Vendimi 1162, datë 29.10.2004 dhe 1162/1, datë 11.05.2010, si dhe është e regjistuar pranë DPPT në Tiranë me  Nr. NIPT L02402453F.

Gjatë periudhës 2000-2008 nga Shoqata në bashkëpunim me Shërbimin e Endokrinologjisë janë organizuar tre fushata depistimi dhe disa fushata sensibilizimi lidhur me Diabetin Mellitus. Janë depistuar mbi 7000 persona, të panjohur më parë për Diabet dhe janë organizuar dy fushata sensibilizimi lidhur me faktorët e riskut për Diabet tip 2.

Që prej Tetorit 2008, Shoqata ka një zyrë të sajën ku anëtarët e Shoqatës pajisen me karta anëtarësie dhe kryhen aktivitete të ndryshme informuese e edukuese.

Në kuadrin e zgjerimit të aktivitetit të Shoqatës dhe për të ndihmuar sa më tepër personat me diabet për të patur një trajtim sa më të mirë dhe një ndjekje sa më të rregullt, ne jemi përpjekur që anëtarëve të Shoqatës t’u ofrohen çmime të reduktuara për kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe të procedurave investigative në disa nga laboratoret dhe klinikat private në Tiranë.

SHOQATA E DIABETIT NË SHQIPËRI ka siguruar një sasi fijesh dhe aparatesh për matjen e glicemisë, si dhe medikamente e insuline, që shpërndahen falas për anëtarët e Shoqatës.

Bëhuni pjesë e shoqatës tonë

Jetoni me diabetin ?

Në këtë Shoqatë bëjnë pjesë personat me diabet, familjarët e diabetikëve, personeli mjekësor (mjekë, infermiere, dietologe) që merren drejtpërdrejt dhe kujdesen çdo ditë për personat me diabet, si dhe çdo person tjetër që dëshiron të bëjë pjesë dhe të kontribuojë në mbarëvajtjen dhe fuqizimin e kësaj Shoqate.

Shoqata e Diabetit në Shqipëri

Shoqata me më shumë eksperiencë në Shqipëri

?  SHOQATA E DIABETIT NË SHQIPËRI (ish-Shoqata Diabetike Shqiptare), është një organizatë jo fitimprurëse, me seli në Tiranë, krijuar që në vitin 1991 dhe anëtare e IDF (International Diabetes Federation) që prej atij viti.

Shoqata e Diabetit në Shqipëri

Shoqata më e madhe e Diabetikëve në Shqipëri

Shoqata e Diabetit aktualisht numeron mbi 4750 anëtarë, me degë të saj në Tiranë, Krujë, Berat, Fier, Laç, Lezhë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Kavajë, Pogradec, Lushnjë dhe shpresojmë që së shpejti do të happen degë të saj edhe në Gjirokastër, Peshkopi e Vlorë.